Në një moment historik me vështirësi të mëdha për Ukrainën, një buzëqeshje e vogël vjen nga futbolli: kombëtarja e verdhebluve ‘pushton’ Glasgow dhe fiton shansin për të luajtur kundër Uellsit për kualifikimin në Kupën e Botës 2022 në Katar. Fitorja 3-1 ndaj Skocisë, me firmat e Yarmolenko, Yaremchuk dhe Dovbyk dhe goli i kotë i McGregor, i dhuroi kombëtares së Petrakov mundësinë të ëndërrojë sërish: takimi i radhës të dielën në orën 18:00 në Cardiff.

Në mbrëmjen britanike, e përshëndetur nga një brohoritje e fortë gjatë himnit, Ukraina ishte zot i fushës që në pjesën e parë: pas tetë minutash Tsygankov provoi me një goditje të bukur, por Gordon devijoi topin e destinuar të përfundonte nën traversë. Në minutën e 17′ sërish portieri skocez i mbylli portën Yarmolenkos, por ishin vetëm provat e përgjithshme, pasi Ukraina kaloi në avantazh në minutën e 32-të me Yarmolenkon, i cili shënoi me një parabolë brilante në asistin e Malinovskyt. Të shtangur dhe të paaftë për të reaguar, pushimi nuk u bëri punë skocezëve për të riorganizuar idetë e tyre dhe në të vërtetë në pjesën e dytë, pas vetëm katër minutash, ata pësuan dyfishimin ukrainas.

Ishte Yaremchuk me një goditje me kokë në zhvillimet e një goditje të lirë të Karavaev që dyfishoi shifrat. Ukraina ishte në krahët e entuziazmit dhe kaluan vetëm tre minuta dhe Yarmolenko detyroi Gordon të bënte një tjetër ndërhyrje. Koha kalonte dhe Skocia dukej e paaftë për të reaguar, por 1-2 i papritur i McGregor erdhi në minutën e 79-të me bashkëfajësinë e portierit ukrainas Bushchan, i cili u befasua me një goditje jo të papërmbajtshme. Në minutat e fundit nisi sulmi total skocez, por ishte Dvbyk në rikuperim të plotë ai që fiksoi trisin dhe e dërgon Ukrainën në ekstazë.