Real Madridi është finalisti i parë i Superkupës së Spanjës. Në Riad, Blancos mposhtën Barcelonën me rezultatin 3-2 pas 2-2 në 90 minutat e rregullta: Vinicius (25′) dhe Benzema (72′) iluzionuan Ancelottin, por blaugranat u përgjigjen me de Jong (41′) dhe Ansu Fati (83′). Në kohën shtesë, goli i Valverdes në minutën e 98-të vendosi sfidën: mes Realit dhe trofeut, tani është një mes Atleticos së Simeones dhe Athletic Bilbaos.

Barcelona mbërriti në Superkupën e Spanjës me një statistikë negative në “El Clasico”: 34 muaj pa fituar një të tillë dhe 4 humbje radhazi me rivalët e përjetshëm, por e para e Xavit kundër Real Madrid ishte një betejë e vërtetë që katalanasit e humbën vetëm pas kohëve shtesë. Triumfi është i gjithi për Ancelottin, që vazhdon rrugën drejt trofeut të parë të vitit, pasi kaloi tre herë në avantazh në ndeshjen e luajtur në Arabinë Saudite.

Vinicius Junior zhbllokoi ndeshjen në minutën e 25, duke thyer prapavijë eksperte të zgjedhur nga Barcelona me një moshë mesatare të lartë me Alves Pique e Alba në katër mbrojtësit e linjës. E megjithatë Blancos nuk mund të kishin një ndeshje të qetë, jo të paktën në Klasike dhe në fundin e pjesës së parë de Jong barazoi rezultatin, duke e bërë të qartë se asgjë nuk kishte përfunduar. Prognozë e vërtetuar në pjesën e dytë, pavarësisht avantazhit të dytë merengues me Benzema në minutën e 72. U duk si goli që mund të mbyllte historinë, por rikuperimi i Ansu Fati vjen i përpiktë në minutën e 83, duke e cuar ndeshjen në kohët shtesë. Pikërisht aty vendosi goli i Valverde, që fiksoi rezultatin 3-2 në minutën e 98, duke shtyrë Madrid drejt trofeut.

GOLAT QË VENDOSËN SUPERKUPËN E SPANJËS