Mançester Siti nuk njëh kundërshtarë në Premier League dhe koleksionon një tjetër fitore në kampionat, duke mposhtur me rezultatin 4-1 Wolverhampton për suksesin e 21 radhazi në të gjitha kompeticionet. E megjithatë këtë herë Guardiola e zgjidhi vetëm në 10 minutat e fundit kur Citizens shënuan tre gola, për të vulosur rezultatin që dukej se po shkonte tek barazimi.

Të besuarit e Guardiolës e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar shumë shpejt në avantazh. Në minutën e 15’ në fakt duhej një autogol i Oendonker për të zhbllokuar ndeshjen, pavarësisht se Wolves nuk hoqën dorë nga kërkimi i rezultatit. Gjërat për kryesuesit e Premier League u vështirësuan në minutën e 61’ kur miqtë barazuan shifrat. Coady mposhti Ederson me një asist të Moutinhos dhe ngërci që kapi Citizens bëri të dukej se Guardiola më në fund do të ndalej.

Por gjithcka ndryshoi në minutën e 80’, kur Gabriel Jesus kaloi sërish në avantazh vendasit, të cilët pas këtij goli ishin të papërmbajtshëm, duke shënuar edhe dy herë të tjera, fillimisht me Mahrez në minutën e 90’ dhe me Jesus sërisht në minutën e 93’. City vazhdon kështu të kryesojë bindshëm renditjen me 65 pikë, 15 më shumë se Manchester United i vendit të dytë.

Mançester Siti nuk njëh kundërshtarë në Premier League dhe koleksionon një tjetër fitore në kampionat, duke mposhtur me rezultatin 4-1 Wolverhampton për suksesin e 21 radhazi në të gjitha kompeticionet. E megjithatë këtë herë Guardiola e zgjidhi vetëm në 10 minutat e fundit kur Citizens shënuan tre gola, për të vulosur rezultatin që dukej se po shkonte tek barazimi.

Të besuarit e Guardiolës e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar shumë shpejt në avantazh. Në minutën e 15’ në fakt duhej një autogol i Oendonker për të zhbllokuar ndeshjen, pavarësisht se Wolves nuk hoqën dorë nga kërkimi i rezultatit. Gjërat për kryesuesit e Premier League u vështirësuan në minutën e 61’ kur miqtë barazuan shifrat. Coady mposhti Ederson me një asist të Moutinhos dhe ngërci që kapi Citizens bëri të dukej se Guardiola më në fund do të ndalej.

Media player poster frame