Nëse do të kishte një përkufizim të një rezultati gënjeshtar të zbatuar në botën e futbollit, imazhet e ndeshjes së Budapestit mes Hungarisë dhe Portugalisë do të shpjegonin më mirë kuptimin e tij. 3-0 me të cilin Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij të skuadrës largohen nga fusha, në një grup të komplikuar me Francën dhe Gjermaninë, në të cilin çdo gol rrezikon të bëjë ndryshimin, është gjithçka përveç rezultatit të një ndeshje të dominuar në zonën gol, për të thënë të vërtetën.

Lusitanianët u përplasën pa shumë bindje për 84 minuta lojë kundër organizimit të Hungarisë të Marco Rossit, një mbrojtje që mbylli shtigjet e lojës së skuadrës së Santos që u shemb vetëm pas golit të avantazhit të Guerreiros, që mbërriti falë një devijim vendimtar të Orban. Më parë, Portugalia kishte drejtuar lojën, si ishte normale, por duke krijuar vetëm dy raste të qarta shënimi fillimisht me Ronaldon dhe më pas me Bruno Fernandes.

Sigurisht që mbyllja në gjysmëfushën e vet për të gjithë ndeshjen është një thikë me dy tehe dhe pikërisht kur vija e finishit me një pikë të rrëmbyer para 60 mijë tifozëve të Puskas Arena u duk në horizont, erdhi episodi vendimtar. 6 minuta nga fundi, si pasojë e një aksioni koral të luzitanëve, goditja në qendër të zonës e Rafael Guerreros u devijua nga Orban për të përfunduar në rrjetë. Me një avantazh të fituar, në pesë minutat e fundit Portugalia merr gjithcka që i duhej me Cristiano Ronaldon i cili fillimisht nënshkroi me penallti e, më pas, në shtesë të plotë firmosi dygolëshin që e ngjiti atë të vetëm në krye të golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në Kampionatet Europiane me 11 gol, duke u shkëputur nga Platini.