Një gotë birrë dhe disa fjalë të sinqerta. Një grup i vogël tifozësh të zhgënjyer të Manchester United shkuan poshtë shtëpisë së shefit ekzekutiv të klubit, Richard Arnold, për të protestuar dhe përgjigja e CEO-s ishte sa shembullore aq edhe e pazakontë. Tifozët përfituan më shumë sesa prisnin, sepse protesta e tyre u shndërrua në një takim të improvizuar në pub, falë mirësjelljes së Arnold. Gjatë takimit, CEO i Manchester United dhe tifozët diskutuan tema të shumta.

Është folur për pronarët Glazer, problemet financiare të klubit, çështjet e merkatos – i mban në ankth negociatat me mesfushorin e Barcelonës, Frenkie De Jong. United nuk ka fituar një titull të rëndësishëm prej pesë vjetësh dhe sapo ka përfunduar një sezon katastrofik, i cili kulmoi me mbetjen jashtë Champions League dhe ndryshimin e trajnerit. Tani hapet epoka e re e Ten Haag, që menjëherë duhet të bëjë pa Paul Pogba, i larguat me parametër zero.