Lazio fundos Genoan dhe nuk heq dorë nga lufta për Europën. Në javën e 32 të Serie A, skuadra e Sarrit mposhti Grifonët me rezultatin 1-4 dhe kaloi Romën në renditje, duke arritur në 55 pikë. Në Ferraris, Marusic (31′) zhbllokoi ndeshjen me një goditje precize, pasi kuqeblutë protestuan për një kontakt në zonën mes Piccolit dhe Acerbit. Pastaj në katedër u ngjit Immobile, që mori përpara skuadrën e Blessin me një tregolësh spektakolar (46′, 63′, 76′). Në mes autogoli i Patric (68′).

Një super Ciro Immobile lejoi Lazion të bëjë goditjen në Marassi. Rezultati u hap nga goli i Marusic në minutën e 31′. Pastaj nisi spektakli i qendërsulmuesit: fillimisht në rikuperimin e pjesës së parë, më pas me dy gola të tjerë në pjesën e dytë (tregolëshi i dytë i sezonit pas atij me Spezian) që lejuan skuadrën e Sarrit të kapërcejë përkohësisht Romën në vendin e 5 dhe të mbeten në zonën e kupave europiane. Nga ana tjetër, Grifonët nuk përfituan nga humbja e djeshme ndaj Cagliarit për të dalë nga zona e rënies. Autogoli i Patric shërbeu vetëm për ta bërë pasivin kuqeblu më pak të rëndë.

Rasti i parë i madh për Genoan erdhi në minutën e 17, me Strakoshën që fluturoi për të devijuar goditjen me kokë të Ostigard në goditje nga këndi. Amiri dhe Luis Alberto e prouan nga jashtë zonës pa fat. Pas gjysmë ore lojë, ishte edhe episodi më i kontestuar, kontakti Acerbi-Piccoli në zonë: arbitri la lojën të vazhdojë dhe VAR nuk ndërhyri. Lazio megjithatë kalon në avantazh: Marusic hyri në zonë dhe me një diagonale të bukur me të djathtën mposhti Sirigun. Bardhekaltrit nuk ndalen dhe në minutat shtesë dyfishuan me Immobile, i shërbyer mirë në zonë nga Lazzari. Në fillim të pjesës së dytë, Sirigu ndaloi goditjen nga jashtë të Felipe Anderson, duke shmangur 0-3. Tris që gjithësesi mbërriti në të 63′ sërish me Ciron: pasimi i Luis Albertos, devijimi i Immobiles grushtohet nga Sirigu në momentin e parë, por me kokë sulmuesi e shtyn topin në rrjetë. Në minutën e 68′ Genoa tentoi të rihapë ndeshjen: krosimi i devijuar i Amir u godit keq nga Patrik, që e dërgoi topin pas shpinës së Strakoshës. Goleada vazhdoi në minutën e 76 me Immobile që mundi sërish Sirigun nga një këndi i komplikuar: tregolësh dhe 4-1 për bardhekaltrit.