Spektakël i garantuar në të mërkurën e Champions League, me cerekfinalet që dhuruan tabu të thyera, rekorde e befasi. Real Madrid triumfon në Stamford Bridge, i udhëhequr nga një super Benzema (autor i një tregolëshi) që i dha fitoren e parë në histori Blancos përballë Chelsea, 1-3. Ancelotti e sheh veten pothuaj në gjysëmfinale, ndërsa Benzema me 11 gola në këtë edicion bëhet francezi që ka shënuar më shumë në një edicion të vetëm të kompeticionit. Eleminimi i Juventus nuk ishte një rastësi. Villareal trondit nga themelet Bayern Mynih, duke e mundur 1-0 me golin e Danjuma, por bavarezët duhet të falenderojnë VAR që anulloi golin e Coquelin.

CHELSEA 1-3 REAL MADRID
Rezultati 3-1, me të cilin skuadra e Ancelottit godet në Stamford Bridge, i projekton efektivisht Blancos mes katër më të mirëve. Karim Benzema, shënon një tre golësh në kalanë e Chelsea, duke i dhënë fitoren historike merengues dhe arritjen për rekord individuale. Golat e parë janë dy goditje të jashtëzakonshme me kokë, të krijuara nga klasi i Vinicius dhe ai peneli që përdor Modric në vend të këmbës së djathtë, i treti është një homazh i sjellshëm nga Mendy, në një mbrëmje për tu harruar.

Menjëherë skuadra e Ancelottit u duk më reaguese, më e gatshme. Sikur, pavarësisht Ligës së Kampionëve të fituar nga Blues vitin e kaluar, e njohin shumë më mirë cfarë duhet në këto ndeshje. Terrorin e fillimit për Ancelottin e krijoi Vinicius: braziliani kishte fushë të hapur në krahun e majtë dhe askush nuk kishte ritmin për ta mbajtur. Fillimisht “Vini” tronditi traversën, më pas shërbeu një krosim fantastim për goditjen me kokë të Benzema, për avantazhin 0-1. Cilësia e Madridit është turpërues për londinezët. Benzema u përsërit në krosimin e Modric, duke u konfirmuar një qendërsulmues fenomenal, me Christensen që mund vetëm ta shikonte në rastin e golit të dytë. Havertz u përgjigj në të njëjtën mënyrë, kur përdori krosin e mirë të Jorginhos në përpjekje për ta rihapur ndeshjen në fund të pjesës së parë, duke paraprirë Carvajal.

Mund të ishte episodi që kthen në nivel emocional inercinë e ndeshjes, pavarësisht epërsisë së Realit. Por ishte portieri i Blues, kaq i rëndësishëm në sezonin e kaluar të Champions League, që bëri gafën e madhe: një top i ngecur për Ruediger, i cili e bëri edhe më keq punën duke lejuar Benzema të fiksojë tregolëshin. Tuchel provoi me Lukakun, por belgu mund të shihet vetëm kur humbet mundësinë për 2-3, që të paktën do t’i kishte dhënë kuptim ndeshjes së kthimit.

VILLAREAL 1-0 BAYERN MYNIH
Në Estadio de La Ceramica, ndeshja e parë e çerekfinales së Ligës së Kampionëve shkon për Villarrealin, i cili mposhti Bayern Mynih 1-0. Vendasit kaluan përpara në minutën e 8 falë goditjes së Danjumës pas tentativës (të gabuar) të Parejos. Coquelin shpiku një gol të mrekullueshëm në minutën e 41, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje, duke shpëtuar gjermanët. Nëndetësja e Verdhë gati dyfishoi disa herë (shtyllë e Gerard Morenos) por nuk arriti të rrisë avantazhin. Pas gjashtë ditësh, kthimi.

Villarreali nuk ndalet. Pasi eliminoi Juventusin duke shkuar të fitonte 3-1 në Torino në ndeshjen e dytë të raundit të 1/8, spanjollët vunë në vështirësi edhe Bayern, i cili pas gjashtë ditësh në Allianz do të duhet të punojë shumë për të përmbysur 0-1 e marrë sonte në Estadio de La Ceramica në ndeshjen e parë të cerekfinaleve. Një takim befasisht i dominuar nga Nëndetësja Verdha në pjesën e parë, kur shënoi me Danjuman pas 8 minutash dhe me gjermanët asnjëherë të rrezikshëm. Në pjesën e dytë, raste kishte nga të dyja palët, por më të bujshmet ishin ato që i takuan Gerard Morenos: shtyllë nga hyrja e zonës dhe topi i keqkalibruar nga mesi i fushës me portën bosh pas një rivenie të ngathët nga Neuer. Rezultat që në thelb i rri ngushtë skuadrës së Emery.