Zlatan Ibrahimovic ka qenë mik i Ferrarit në Maranello ku ka patur edhe mundësinë të drejtonte një makinë Prancing Horse, në cirkuitin e Modenës. Në videon një minutëshe të postuar në rrjetet sociale, sulmuesi i Milanit i drejtohet Sainz dhe Leclerc, me ironinë e zakonshme: “Kur blen Ibrahimovic, blen një Ferrari. Unë jam një Ferrari në fushë”. Nëse aftësitë e tij si pilot duhet ende të zbulohen, Ibra padyshim dëshmoi karakterin e agresivitetin e zakonshëm të fushës, edhe në drejtimin e Kokëkuqes.

IBRA NË MARANELLO