Skandal në Eliteserien, divizioni i parë norvegjez i futbollit. Një portier akuzohet se ka zvogëluar madhësinë e portës gjatë ndeshjeve në shtëpi. Protagonist i cështjes është islandezi Patrik Gunnarsson, dikur portier i Brentford. 21-vjeçari është pikasur teksa zhvendoste lehtësisht shtyllat e portës para ndeshjeve.

Lojtari i Viking FK, në dy ndeshjet e tij të fundit kundër Jerv dhe HamKam në SR-Bank Arena, ka zhvendosur shtyllat duke i afruar nga brenda. Por si e bëri atë? Para fillimit të ndeshjes, ndihmësi i arbitrit bëri kontrollet e zakonshme të detyrueshëm në porta. Menjëherë më pas, kur arbitri largohej, hynte në veprim portieri që lëvizte shtyllat.

Dimensionet standarde të kërkuara në portat profesionale janë 7 metra e 32 centimetra, por Gunnarsson, siç raportohet nga gazeta norvegjeze Aftenbladet, e zvogëloi portën me të paktën 15-20 centimetra. E përditshmja ka postuar edhe video të portierit në aksion me truket e tij. Video, të cilat tashmë po bëjnë bujë.

 

PORTIERI MOHON GJITHÇKA: “ËSHTË VETËM NJË RITUAL”
Megjithatë, 21-vjeçari mohon gjithçka dhe thotë se ishte thjesht një ritual para ndeshjes: “Është thjesht një ritual që e kam para ndeshjeve. Ky gjest më bën të ndihem i qetë. Nuk ka asgjë më shumë. Thjesht godas pak shtyllat”.

Gunnarsson u huazua te Viking vitin e kaluar dhe iu bashkua klubit norvegjez përfundimisht në janar. Portieri u vu në qendër të vëmendjes edhe në nëntor, se bëri të përjashtohej një prej shokëve të tij të skuadrës në minutën e 95-të. Klubi ishte në prag të një fitoreje 3-2 në Kristiansund pas një rikthimi mbresëlënës, me dy gola në fund. David Brekalo dhe Gunnarsson filluan të debatonin papritur. Brekalo e shtyu dy herë Gunnarsson dhe në fund portieri u rrëzua përtokë në mënyrë teatrale dhe i vuri duart në fytyrë sikur të ishte goditur me grusht. Brekalo më pas mori karton të kuq.