Në ndeshjen e madhe të kualifikueseve për Botërorin e ardhshëm në Katar, Argjentina dhe Brazili nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola, pas së cilës 5 herë kampionëve të botës të kualifikuar i bashkohet edhe kombëtarja Albiceleste.

Edhe pse nuk pati gola të shënuar, Vinicius Jr përsëri u bë viral në rrjetet sociale, pasi prodhoi një veprim fantastik falë aftësive të jashtëzakonshme, duke turpëruar mbrojtësin e djathtë të Argjentinës Molina. Në mesin e pjesës së dytë, Vinicius e gjeti veten pranë flamurit të këndit me hapësirë minimale për të vepruar. I mbyllur nga Molina, Vinicius e ngriti shkëlqyeshëm topin mbi kokën e kundërshtarit të tij me lëvizjen e ylberit të ekzekutuar në mënyrë të përsosur.