Italia rikthehet të dominojë kontinentin dhe e bën në mënyrën më të bukur. Skuadra e Mancinit rrëmbeu suksesin pas goditjeve të penalltive, por brenda në fushë shënoi rekorde pas rekordesh: nga zotërimi më i madh i topit në historinë e kompeticionit (65.6% për të kaltrit këtë mbrëmje), tek goli i Leonardo Bonuccit, që me 34 vjet e 71 ditë, është bërë shënuesi më i vjetër në një finale të Europianit. E megjithatë emocionet më të mëdha ishin në momentin e ngritjes së trofeut nga kapiteni Giorgio Chiellini. Festa nis nga aty…