Seanca stërvitore e Atletico Madrid është kthyer në një kaos të vërtetë me lojtarët që janë tronditur nga një episode që pati protagonist sulmuesin francez, Musa Dembele. 24 vjeçari është shembur në tokë pa frymë kur ishte duke kryer ushtrimet në stërvitjen me grupin e skuadrës.

Në ndihmë të francezit ka mbërritur menjëherë ekipi mjekësor që i dha ndihmën e parë. Sulmuesi është ngritur në këmbë dhe u shoqërua nga stafi mjekësor, për të kryer analizat e kontrollit, që do të përcaktojnë edhe shkakun e gjendjes së të fiktit që pësoi sulmuesi.