kill
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se një gazetare dhe një kameraman amerikan janë qëlluar për vdekje gjatë një transmetimi live në Virxhinia. Alison Parker, gazetare dhe Adam Ward, kameraman ishin duke raportuar drejtpërdrejt për televizionin WDBJ-TV kur janë vrarë. Autori i vrasjes është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe nuk dihen shkaqet e sulmit ndaj dy gazetarëve.
Videoja po qarkullon në internet ku shihen pamjet e vrasjes së gazetares dhe kameramanit i bien pajisjet.