Hakmarrje e shërbyer: Juventus fiton raundin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, duke mposhtur 2-1 Inter në San Siro. Sukses me përmbysje për bardhezinjtë e Pirlos, që e panë veten në disavantazh në minutën e 9′ me golin e Martinez, me bashkëpunimin e Buffon. Cristiano Ronaldo përmbysi sfidën: në të 26′ portugezi barazoi me një penallti të akorduar me VAR, pastaj në minutën e 35′ përfitoi nga një gafë e Bastonit dhe Handanovic për të nënshkruar fitoren.

Dhjetë minuta çmenduri dhe Interi i dorëzon më shumë se gjysmën e finales së Kupës së Italisë një Juventusi shumë cinik. Pas golit brilant të Lautaros, Cristiano Ronaldo merr qendrën e vëmendjes duke shfrytëzuar dy gabime serioze të Young dhe Bastonit (me bashkëpunimin e Handanovic) për të siguruar 2-1 që në pjesën e parë. Pas shtatë ditësh, në kthimin në Torino, Interi do të rikuperojë Hakimin dhe Lukakun (edhe pse Vidal dhe Sanchez do të shkojnë në tribunë për shkak të skualifikimit), por për të arritur epilogun e 19 majit, në Olimpico në Romë, do ti duhet të ngjitenen Everestit me një fitore me dy gola. Ose me vetëm një, por duke shënuar të paktën tre.

Me Darmian dhe Sanchez për Hakimin dhe Lukakun e pezulluar, Interi i la lojën dhe zotërimin e topit Juves. Të detyruar të përdorin dialog të shkurtër, edhe për shkak se Ronaldo dhe Kulusevski nuk preferojnë të shërbehen me topa të lartë, bardhezinjtë u mbrojtën lart por e panë veten në disavantazh në rastin e parë të kundërshtarit. Një kundërsulm i shpejtë, me një kombinim brilant të Barella e Lautaros. Mesfushori i mori kohën Alex Sandros, ndërsa në krosimin e tij, argjentinasi i bën të njëjtën gjë de Ligt, duke mposhtur një Buffon jo të pakapshëm.

Situata ideale për zikaltrit e megjithatë zgjati vetëm 14 minuta avantazhi: bardhezinjtë morën kreditet e një gabimi të prapavijës së Inter, me Young që pengoi Cuadrado në minutën e 25, duke shkaktuar një penallti të akorduar me VAR. Nga pika e bardhë nuk gaboi Cristiano Ronaldo, që zgjodhi goditjen e fortë qendrore, duke mposhtur Handanovic. Harakiri i Interit përfundoi pak më vonë, me golin e 22 sezonal të CR7. portugezi shënon dygolëshin personal dhe për kampionët e Italisë në të 36. Një gabim skandaloz i Bastonit që nuk u kuptua me Handanovic, duke i dhënë mundësinë Ronaldos të marrë topin e prirazi të shënonte me portën e boshatisur. Një përmbysje që karikoi Juventus, por mbi të gjitha e bëri Interin të shpërbëhet mendërisht dhe taktikisht.