Arabia Saudite e Hervé Renard bëri debutimin e saj në Kupën e Botës 2022 me një sukses kundër Argjentinës. Një fitore tingëlluese, e cila mbërriti falë lojës, presingut dhe gjithashtu karizmës së trajnerit E dëshmojnë këtë disa imazhe të filmuara në dhomat e zhveshjes së kombëtares arabe që po qarkullojnë në rrjetet sociale. Në fakt, gjatë intervalit, Renard karikoi skuadrën me një shpërthim të jashtëzakonshëm, duke u kujtuar të gjithë lojtarëve se cili ishte qëllimi. “Ky është të bërit presion? Messi është në qendër të fushës dhe ne jemi të qetë në mbrojtje? – bërtet trajneri duke iu drejtuar lojtarëve të tij – Merre telefonin tuaj, doni një foto me Messi? Duhet t’i qëndroni ngjitur! “.

“Çfarë po bëjmë këtu? – pyeti ai përsëri ekipin -. A nuk mendoni se jeni në gjendje të bëni diçka të rëndësishme? Hajde! Kjo është Kupa e Botës! Nuk duhet të qëndroni në limit të zonë, duhet të qëndroni të përqendruar!”. Fjalë që dukshëm kanë arritur qëllimin, si për përmbajtjen, ashtu edhe për forcën dhe ashpërsinë e përdorur. Renard sqaroi më mirë se kurrë konceptet duke zgjuar lojtarët. Një seancë e shpejtë si trajner i mendjes për të prekur fijet e duhura dhe krenarinë e futbollistëve sauditë. Kështu ata arritën të ndryshojnë inercinë e ndeshjes brenda tetë minutave, pas pushimit, dhe të përmbysin rezultatin falë golave të Al Shehrit dhe Al Dawsarit.

 

RENARD, NJERIU I KOPERTINËS NË KATAR

Sigurisht që nuk është rastësi, duke pasur parasysh pamjet e shpërthimit në dhomat e zhveshjes së trajnerit. Sjellja e ndryshme në fushë përballë Messi & Co në pjesën e dytë nuk ishte rastësi. Në fund të fundit, karizma e Renardit nuk është dicka e re. Ashtu si aftësia e tij për të arritur rezultate të pabesueshme edhe me ekipe të rangut më të ulët. E tregojnë këtë dy Kupat Afrikane që ai fitoi në krye të Zambias dhe Bregut të Fildishtë. Të gjitha me stilin e zakonshëm dhe këmishën e zbërthyer. Një markë e pagabueshme, e cila së bashku me guximin, përgatitjen dhe dëshirën për t’u evidentuar, po e bën Renard një nga trajnerët më të vlerësuar të momentit në Katar.