Një video fenomenale për të zbuluar topin zyrtar të ndeshjes finale të Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid. Adidas ka menduar deri në detaje për topin që do të ketë një rrugëtim që nuk përfundon me 90 apo 120 minutat e sfidës në Paris. Kompania ka dizenjuar edhe një mesazh ‘paqe’ në referencë të qartë të luftës në Ukrainë.

Topi nuk është në dispozicion për blerje, por do të dalë në ankand në përfundim të finales e të ardhurat nga shitja që do t’i shkojnë UNHCR-së, Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Përveç fjalëve ‘paqe’ në anglisht dhe ukrainisht, edhe konturet janë gjithashtu qëllimisht të bardha dhe jo me ngjyrë, sinonim i paqes, unitetit dhe neutralitetit.