Ndalet në 8 seria e fitoreve të njëpasnjëshme të Interit, që në javën e 22 të Serie A barazon 0-0 me Atalantën, duke kaluar në +2 ndaj Milanit, i dyti në renditje. Në pjesën e parë mundësia më e mirë erdhi në këmbët e Sanchez, por Musso ishte i mrekullueshëm (24′). Në fillimin e pjesës së dytë Handanovic është i pakalueshëm ndaj Pessinës (49′), ndërsa portieri argjentinas iu përgjigj duke ndalur goditjet e Dzekos (59′) dhe Vidal (76′). Në fund, slloveni shpëton Interin në tentativat e Muriel dhe Pasalic.

Një breshëri rastesh, pritje spektakolare, veprime të bukura dhe mundësi të humbura në të dy krahët, por në Bergamo mungoi mysafiri më i rëndësishëm i festës: goli. Nuk shënoi as Atalanta, e guximshme, por e penalizuar nga mungesat e shumta, as Interi, autoritar si tashmë di të jetë gjithmonë. Kampionët e Italisë e kishin cuar topin në rrjetë gjithnjë në 39 ndeshjet e fundit të kampionatit dhe kjo e bën shumë të pazakontë rezultatin. Ky 0-0 argëtues, sidoqoftë, mund të bëjë të lumtur Gasperinin, por nuk i sjell dëshpërim as Interit, i cili ndërpreu një rrugëtim të shtruar me tetë fitore radhazi. Tani Milani do të mund ta kapërcejë në krye të renditjes, me një ndeshje më shumë, por skuadra e Inzaghit del në mënyrën më të mirë nga një nga ndeshjet më të vështira jashtë fushe të fazës së dytë.