Mbrëmje dramatike në Spanjë, në javën e 37 të La Liga. Vuajtje totale për Atletico Madrid që, 90 minuta nga fundi i kampionatit është ende zot i fatit të tij për sa i përket titullit kampion: 2-1 me përmbysje në shtëpi kundër Osasuna, në tetë minutat e fundit falë Renan Lodi (82′) dhe Suarez (88′). Colchoneros mbajnë kryesimin +2 nga Real Madrid, që gjeti golin e fitores në minutën e 68 me Nacho në fushën e Bilbaos. Barcelona del jashtë loje pas humbjes 1-2 kundër Celta Vigo në Camp Nou.

Luis Suarez shënon golin më të rëndësishëm për titullin kampion të Simeones. Uruguajani që u konsiderua i pavlefshëm nga Barcelona, po i jep trofeun Colchoneros, pikërisht në ditën që katalanasit dolën jashtë gare të mundur në shtëpi nga Osasuna. Atletico vuajti shumë dhe pësoi në minutën e 75 një gol nga Budimir, në asistin e Ruben Garcias, që ngjante me kapitullimin. Por pikërisht në gjashtë minuta cmenduri, vendasit përmbysën gjithcka me Lodi e Suarez dhe tani janë 90 minuta nga titulli.



Shpresoi deri vonë Real Madrid të bënte një parakalim spektakolar në javën e parafundit të kampionatit. Zidane arriti të marrë një fitore në një fushë delikate si Bilbao, duke mundur 0-1 Athletic me golin e Nachos. Mbrojtësi vendosi ndeshjen në minutën e 68, ndërsa dalja me karton të kuq e Raul Garcias një minutë nga koha e rregullt vetëm sa hoqi ethet e minutave të fundit për Blancos, që tani duhet të vazhdojnë të ndjekin ëndërrën titull edhe në javën e fundit, duke shpresuar se ndoshta fati nuk do të jetë më me Atleticon.

83 pikë për Colchoneros e dy më pak për Real Madrid, ndërsa ka dalë nga gara me 76 pikë Barcelona, që është mundur 1-2 në shtëpi nga Osasuna. Katalanasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 28 me Lionel Messi, ndërsa u përmbysën nga një dygolësh i Santi Mina, që do ti kishte humbur Koeman edhe vendin e tretë, por për fatin e teknikut hollandez, Sevilla u dërrmua 4-0 nga Villareal.



SPAIN – LALIGA SANTANDER
Athletic Bilbao 0 – 1 Real Madrid
Atletico Madrid 2 – 1 Osasuna
Barcelona 1 – 2 Celta Vigo
Cadiz 1 – 3 Elche
Deportivo Alaves 4 – 2 Granada
Getafe 2 – 1 Levante
Real Betis 1 – 0 SD Huesca
Real Sociedad 4 – 1 Real Valladolid
Valencia 4 – 1 Eibar
Villarreal 4 – 0 Sevilla