Video/ Nunez përmbys Newcastle me dy gola në fund: Liverpool pushton St James Park me 10 lojtarë

Befasi e rëndë për djemtë e teknikut Howe, që u përmbysën në fund nga Liverpool i Klopp, fitues 2-1 në St James’ Park. Reds në disavantazh numerik që nga minuta e 28′ për shkak të përjashtimit të Van Dijk, arritën të barazojnë e më pas të marrin tre pikët ndaj Newcastle me dygolëshin e Nunez që hyri në fushë si zëvendësues.

Trajneri gjerman u mbështet te Endo dhe në tridhëmbëshin Diaz-Gakpo-Salah nga minuta e parë. Vendasit nuk ndryshuan asgjë në formacion nga ndeshja e kaluar. Fillimi ishte mjaft i balancuar, me Magpies që tentuan nga distanca me Gordon. Liverpool shkoi pranë golin me Diaz, që nuk gjeti devijimin fitues. Në minutën e 25′ Salah bëri një pasim mbrapa drejt Alexander-Arnold, i cili nuk e kontrolloi si duhet. Mbrojtësi, në mënyrë sensacionale, i hapi rrugën Gordon që mposhti Alisson. Pak sekonda më vonë u ndëshkua me karton të kuq edhe Van Dijk. Holandezi bëri një faull si lojtar i fundit ndaj Isak. Nëse Liverpool mbeti në lojë, ishte falë portierit brazilian që në minutën e 36′, bëri një pritje fantastike në goditjen e paraguajanit Almiron.

‘URAGANI’ NUNEZ
Në pjesën e dytë Magpies vazhdojnë të koleksionojnë raste me Almiron e Joelinton. Atëherë, Klopp fut në fushë Elliott dhe Jota për t’i dhënë freski skuadrës së tij, por gjithsesi ishin vendasit të rrezikshëm. Driblim brilant i numrit 24 dhe me Alisson të mundur, në ndihmë Reds i vjen shtylla. Në minutën e 77′ hyn Nunez dhe ndryshoi loja. Katër minuta u deshën për golin e barazimit. Botman ndërpreu pasimin e Jota, por topi shkoi te uruguajani që shënoi golin e 1-1. Nunez përsëriti veten në minutën e 93′, kur shënoi edhe golin e fitores në një aksion pothuajse fotokopje, me asist të Salah. Kështu Liverpooli ngjitet në 7 pikë, ndërsa bardhezinjtë e Newcastle mbeten në 3.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top