Një Manchester City aspak brilant mposhti Wolverhampton dhe tenton të shkëputet në krye të Premier League. Në ndeshjen e drekës të javës së gjashtëmbëdhjetë, të besuarit e Guardiolës, në epërsi numerike gjatë gjithë pjesës së dytë pas kartonit të kuq ndaj Raul Jimenez, fituan vetëm 1-0 falë penalltisë (të dyshimtë) të Sterling në minutën e 66. Të paktën për disa orë, Citizens kalojnë në +4 në renditje ndaj Liverpool të vendit të dytë dhe +5 ndaj Chelseat të vendit të tretë.

Mjaftoi një penallti për t’i lejuar Manchester City të qëndrojë në krye të klasifikimit në Premier League. Skuadra e Guardiolës mposhti 1-0 Wolverhampton në një ndeshje të komplikuar, për shkak të organizimit të shkëlqyer difensiv të miqve. Në stadiumin Etihad, vendasit mbajtën zotërimin e topit, por shfaqen në anët e José Sá vetëm me përpjekje nga distanca. Loja ndryshoi në shtesën e pjesës së parë nga naiviteti flagrant i Raul Jimenez: sapo mori të verdhën, meksikani nuk respektoi distancën në goditjen e dënimit pasuese dhe u përjashtua.

Pjesa e dytë u bë kështu një sulm i vazhdueshëm i City. Në minutën e 55 Gündogan goditi me kokë dhe kaloi José Sá, por Coady shpëtoi në vijën e portës. Goli i fitores u shënua në minutën e 66, kur Sterling realizoi në mënyrë qendrore një penallti, të akorduar për një prekje me dorë të dyshimtë të Moutinhos në krosimin e Bernardo Silvas. Pasi siguroi avantazhin, Manchester u mundua të mbyllë ndeshjen: Grealish humbi rastin më të mirë, duke goditur krosimin e Sterling mbi traversë nga fare pranë, José Sá shpëtoi rezultatin në goditjet e Bernardo Silvas dhe Gabriel Jesus. Në shtesë, Kilman mund të barazonte cuditërisht rezultatin, por Ederson bëri pritjen e tij të parë të ndeshjes duke e ngritur mbi traversë. Megjithatë, për djemtë e Guardiolës mjafton fitorja e ngushtë për të konfirmuar veten në krye të Premier League.