Aventura e Simone Inzaghit në pankinën e Interit vazhdon akoma. Trajneri i zikaltërve në fakt ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2024. Marrëveshja zyrtare erdhi përmes një videoje zbavitëse në kanalet sociale të zikaltërve dhe një njoftimi për shtyp në faqen e klubit. “FC Internazionale Milano është i lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzaghi – thuhet në njoftim -. Falë marrëveshjes së re, trajneri do të jetë në krye të zikaltërve deri në vitin 2024”.

Në sezonin e tij të parë në Inter, Simone Inzaghi fitoi një Kupë të Italisë, një Superkupë dhe e përfundoi kampionatin në vendin e dytë. Rezultate që i bindën drejtuesit e klubit të besojnë sërish tek ai, duke i zgjatur kontratën deri në vitin 2024 e plotësuar me një përmirësim rroge, e cila shkon nga 3 milionë në 4.5 milionë dhe opsion për një vit tjetër.

VIDEO-NJOFTIMI

 

STEVEN ZHANG: “TRAJNER, NJË BEKIM TË PUNOSH ME TY”

“Trajner, të punosh me ty është një bekim për mua”, ka shkruar në profilin e tij në Instagram Steven Zhang duke komentuar lajmin e rinovimit, të kompletuar me një foto që e portretizon atë së bashku me trajnerin teksa firmoste zgjatjen e kontratës deri në vitin 2024. Jam i lumtur për rinovimin e Inzaghit”, shtoi presidenti i Interit pas shtrëngimit të duarve me trajnerin.