Java e njëmbëdhjetë e Ligue 1 përfundoi me fitoren e Paris Saint-Germain në ndeshjen e madhe kundër Olympique Marseille. Goli i Neymar ishte vendimtar. Në ndeshjet e tjera, poker i Nantes në Brest (4-1). Aventura e Blanc te Lyon fillon me një humbje: Rennes triumfon (3-2). Nice bllokohet në 1-1 nga Auxerre, rezultat i njëjtë edhe mes Troyes dhe Ajaccio. Shkon mirë për Toulouse, që mposhti Angers 3-2. Barazim mes Monaco dhe Clermont (1-1).

LE CLASSIQUE

Në Parc des Princes, PSG nuk gaboi dhe fitoi ndaj Olympique Marseille falë golit të Neymar. Skuadra vendase e nisi fuqishëm me Messin, i cili provoi pas 3 minutash, por Pau Lopez ishte gati. Kampionët e Francës rritën ritmin, ndërsa Marseille u përgjigj me Nuno Tavares në minutën e 26-të. Pranë avantazhit parisienët, në minutën e 35-të, por goditja e dënimit e Messi u stampua në traversë. Vetëm një drdhje paniku për të besuarit e Tudor, por më e keqja duhet ende të vinte. Në minutat e shtesës së pjesës së parë, u zhbllokua edhe ndeshja. Verratti rikuperoi topin dhe ia kaloi Mbappe, që shërbeu për Neymar. Braziliani nga fare pranë nuk gaboi, për avantazhin 1-0 të PSG.

Lexo më tej: PSG i detyruar të shesë Mbappè në verën e ardhshme: zbulohet një detaj në kontratën e tij

Me kthimin në fushë është një dominim i skuadrës së Galtier që u spostua në gjysmën kundërshtare të fushës. Mbappe e Hakimi impenjuan në disa raste Pau Lopez, por në të 72′ gjërat u bëmë më keq për OM. Gigot u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes së rëndë ndaj Neymar. Ndeshja nuk pati të tjera zhvillime e në bilbilin e fundit skuadra e Galtier e sheh veten +3 në renditje ndaj Lorient.

Ligue 1 France
Toulouse 3-2 Angers
Auxerre 1-1 Nice
Nantes 4-1 Brest
Rennes 3-2 Lyon
Troyes 1-1 AC Ajaccio
Monaco 1-1 Clermont Foot
Paris Saint-Germain 1-0 Marseille