Me 90 minuta të mbetura në Premier League, Tottenham e ka në dorë fatin e tij me synimin për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve të radhës. Humbja 2-0 e Arsenalit në Newcastle, në fakt konfirmon +2 e Antonio Contes ndaj Gunners, ende të pestët. Në St. James’ Park, vendasit shkuan disa herë pranë avantazhit, por mundën ta gjenin vetëm në minutën e 56-të, me autogolin e Ben White dhe e mbrojtën me dyfishimin përfundimtar të Bruno Guimaraes (85′).

Neëcastle mposhti Arsenal e me një goditje të vetme kënaqi si Chelsea ashtu edhe Tottenham. Blues, megjithëse nuk kanë rikuperuar ende një ndeshje, sonte kanë sigurinë aritmetike për të arritur sërish në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm. Nga ana tjetër Spurs e shohin objektivin shumë pranë: me konfirmimin e vendit të katërt sonte (dhe +2 ndaj Gunners), në fakt do të mjaftojë në ndeshjen e fundit të Premier edhe një barazim në fushën e Norwich, i fundit dhe tashmë i rënë nga kategoria, për t’u rikthyer në Evropën që ka rëndësi në shtator. Në minutën e 10′ Bruno Guimaraes goditi direkt në shtyllën e dytë, pa rezultat. Pas kësaj mundësie të krijuar nga organizatori i Magpies, vendasit u treguan të rrezikshëm edhe në të 18-ën në krosimin e Longstaff të devijuar nga Ramsdale.

Gjithmonë, sidoqoftë, ishin bardhezinjtë më kërkues: shpërthimi i papritur i Saint-Maximin u ndal vetëm nga ndërhyrja vendimtare e Ramsdale. Loja e mirë e zhvilluar në pjesën e parë e Magpies u shpërblye në fillimin e pjesës së dytë: krosimi i Joelinton u devijua pas shpinës së portierit nga Ben White, në përpjekje për të paraprirë Callum Wilson. Arsenal u dorëzua nën goditjet e Wilson dhe Joelinton dhe u shemb 5 minuta nga fundi me Bruno Guimaraes, goditja e të cilit përfundoi nën traversë. 2-0 e rëndë për Artetën dhe Antonio Conte fërkon duart: pasditja e vonë e së dielës së 22 majit do të vendosë kuptimin e një sezoni të tërë.