Napoli mposht 3-2 Udinese dhe shënoi fitoren e njëmbëdhjetë radhazi në Serie A. Në ndeshjen e fundit para pushimit pën Kupën e Botës, skuadra e Spalletti konsolidon edhe më tej kryesimin e renditjes. Të kaltërve iu desh vetëm pjesa e parë për të sistemuar ndeshjen me golat e Osimhen (15′) dhe Zielinski (31′). Në pjesën e dytë Elmas mendoi për të rrumbullakosur rezultatin (58′). E kur gjithçka dukej e qetë, golat e Nestorovski (79′) dhe Samardzic (82′) mbërritën si rrufe në qiell të hapur. Napoli u trondit, por për friulianët ishte vonë për të marrë më shumë se një humbje e ngushtë.

 

Makina e Spalletti nuk ndalet kurrë e pas 10 fitoreve radhazi erdhi edhe e 11, ndonëse jo pa shqetësime. Rënia në fund të takimit është rezultat më shumë i një relaksi të tepruar se sa i lodhjes. Mund ta zemërojë trajnerin, por nuk e ndryshon thelbin. Pjesa e parë e sezonit përfundon me 41 pikë pas 15 javësh, një mesatare rekord (në projeksion ata arrijnë në 104). Tani nuk është koha për të menduar për ndalesën dhe çfarë mund ose nuk mund t’i heqë ajo Napolit në terma të inercisë pozitive. Tani është koha për të shijuar një ekip pothuajse perfekt, i cili vazhdon t’i shikojë të gjithë nga lart.

TANI, PAUZA E KATAR 2022

Për Sottil, nga ana tjetër, periudha e komplikuar vazhdon. Fitorja mungon që nga 3 tetori dhe humbja e Deulofeu është shqetësues, edhe pse spanjolli ka një muaj e gjysmë për t’u rikuperuar. Me 41 pikë ,Spalletti ka të gjithë ndjekësit 11 pikë larg. Sigurisht Lazio e Milan duhet ende të luajnë, por në rastin më të mirë, ndjekësi më i afërt do të jetë 8 distanca larg. Për më tepër që Lazio e vendit të tretë luan me Juventus në vendin e katërt. Kështu, një Botëror i gjithi për tu shijuar për Spalletti me shpresën se nga Katari lojtarët do të kthehen të gjithë në shëndet të plotë.