Fitore e rëndësishme për Romën, që mundi Fiorentinën 3-1 në Olimpico, duke i dhënë Mourinhos debutimin e suksesshëm edhe falë dygolëshit të Veretout. Në takimin tjetër, në Maradona, Napoli me 10 lojtarë e një penallti të humbur, mposht 2-0 Venezian.

Roma e Mourinhos e pa ndeshjen ti shkonte në dishezë, me kartonin e kuq të diskutueshëm të Dragoëskit në minutën e 17, për një faull ndaj Abraham (një e verdhë do të kishte qenë më e saktë) dhe golin e Mkhitaryan, të vlerësuar nga Var. Armeni përfitoi nga një asist i të frymëzuarit Abraham për të shënuar, por gjërat u komplikuan më pas. Me rifillimin e lojës kartoni i kuq për Zaniolon (e verdhë e dytë) riktheu barazinë numerike. Milenkoviç, në zhvillimet e një goditje standarde gjeti barazimin, por pikësisht atëherë ngjitet në katedër mesfushori Veretout, në sugjerimin sërisht të Abraham, duke shënuar golin e 2-1. Edhe në këtë rast duhej ndërhyrja e Var, sepse goli si në rastin e 1-0, u anulua në fillim për pozicion jashtë loje. Pastaj në fushë hyri edhe Shomurodov për Abraham dhe uzbekistanasi i shërbeu Veretout asist për golin e tretë të verdhekuqve e dygolëshin personal të francezit që vulosi ndeshjen.

Fitore në javën e parë të Serisë A 2021/2022 për Napolin e Luciano Spallettit, i cili mundi Venezian e Paolo Zanettit 2-0 në Maradona. Të kaltrit, me dhjetë lojtarë nga minuta e 23′ për shkak të kartonit të kuq për Osimhen, humbën një penallti në minutën e 57 me Insigne, i cili megjithatë realizoi në mundësinë e dytë nga pika e bardhë në minutën e 62′. Për ta mbyllur lojën mendoi në të 72’ Elmas, që hyri në pjesën e parë në vend të Zielinskit të dëmtuar.