Neymar Jr, jo vetëm për gabimin e bërë kur humbi topin në rastin e golit të dytë të Real Madrid, që suksesin 3-1 përballë PSG që nxorri jashtë francezët, ka qenë në qendër të kritikave. E me brazilianin që ka zgjedhur të heshtë, edhe pas zbulimit të incidentit me Donnarumman në dhomat e zhveshjes, në mbrojtje i ka dalë e motra, Raffaella.

Lojtës Videosh

00:00
00:05

“Kam jetuar në mes të futbollit që kur kam lindur, nuk e kam parë babain tim të luajë, por shoh gjithmonë vëllain tim duke luajtur! Futbolli është vërtet i paparashikueshëm, ndonjëherë edhe i padrejtë, por jam krenar për gjithçka ka kaluar vëllai im, për gjithë dhimbjet pas ndeshjeve, për gjithçka! Vazhdo të këmbëngulësh, duke luftuar për veten, për ne dhe për shokët e tij. Të dua.” Me këto fjalë të bukura e të ndjera Rafaella ka dalë në mbrojtje të vëllait të saj Neymar, pas disfatës së keqe dhe eliminimit nga Champions League që PSG pësoi një ditë më parë në Bernabeu ndaj Real Madrid.