Serie A ka ulur siparin me të gjitha verdiktet e dhëna, jo pa befasi në javën e fundit. Kështu, në Champions në mënyrë të pabesueshmë mbetet jashtë Napoli që kishte ndeshjen më të thjeshtë e shkojnë Milan e Juventus që fitojnë respektivisht transfertat me Atalantën e Bolonjën. Në Conference League shkon Roma, falë një pjesë të dytë që i dha barazimin 2-2 me Spezian.

ATALANTA – MILAN 0-2
Milan kthehet në Ligën e Kampionëve: fitorja 0-2 kundër Atalanta ka qenë vendimtare për kuqezinjtë. Në Bergamo dy golat nga Kessie ishin vendimtar, të dy me penallti (43 ‘dhe 93’) që çuan ekipin e Pioli në vendin e dytë në kampionat, duke lënë pas zikaltrit. Për miqtë edhe një shtyllë e Leaos e festa mund të fillojë shtatë vjet pas herës së fundit.
Misioni është kryer dhe Milani e bëri duke sulmuar në shtëpinë e Atalantas me shumë zemër dhe krenari, leitmotivi i sezonit të ekipit të Pioli që ka qenë në gjendje të lartësohet në kushtet më të vështira. Një fitore e djersitur që erdhi falë dy penalltive të konvertuar nga Kessie në fund të pjesës së parë dhe në shtesë të së dytës. 20 11 metërsha të fërshëllyer në favor të kuqezinjve këtë edicion që është një rekord për Serie A.


BOLOGNA – JUVENTUS 1-4
Mision i përmbushur për Juventus. Në javën e fundit të kampionatit skuadra e Pirlos merr përpara Bologna 4-1 e, falë rezultatit të Milan e Napolit, e mbylli sezonin në vendin e katërt, duke fituar kalimin në Champions. Në Dall’Ara ishte një monolog bardhezi. Chiesa (6′) zhbllokoi ndeshjen me të majtën, pasyaj një magji e Dybala gjeti dyfishimin e Moratas (30′) e Rabiot (45′) firmosi trisin. Në pjesën e dytë shënoi përsëri Morata (47′) e Orsolini (86′). Bardhezinjtë dominojnë ndeshjen duke i nxjerrë bosh ëndërrën e Mihajlovic që kishte parë një fitore me penallti për bardhezinjtë. E megjithtë kualifikimi do të ishte i pamundur nëse Napoli do të fitonte, kështu që torinezët duhet të falenderojnë Veronën për 1-1 që dënoi skuadrën e Gatusso të mbetej në Europa League dhe ti jepte bardhezinjve të drejtën e kalimit. Mes entuziazmit për arritjen e objektivit ka vend edhe për polemika, me Cristiano Ronaldon që u la jashtë formacionit për zgjedhje teknike…





NAPOLI – VERONA 1-1
Në javën e fundit të Serie A, Napoli barazoi 1-1 me Veronën në shtëpi, duke e mbyllur kampionatin në vendin e 5° në klasifikim e duhet ti thotë lamtumirë Champions League, duke u kënaqur me Europa League. Garë nën ton e të kaltërve, ndoshta takimi më i dobët në fazën e dytë, që paguan me shumë mundësi tensionin e tepërt për shkak të asaj që ishte në lojë. Kosovari Rrahmani, ish-mbrojtësi i veronezëve zhbllokoi ndeshjen në të 60′, por Faraoni ngriu Maradonën në të 69′.


VERDIKTET
Kampion i Italisë: Inter
Në Champions: Milan, Atalanta, Juventus
Në Europa League: Napoli e Lazio
Në Conference League: Roma
Rrëzohen në Serie B: Benevento, Crotone, Parma

ITALY – SERIE A
Inter 5 – 1 Udinese
Atalanta 0 – 2 AC Milan
Bologna 1 – 4 Juventus
Napoli 1 – 1 Verona
Sassuolo 2 – 0 Lazio
Spezia 2 – 2 Roma
Torino 1 – 1 Benevento