Fluturim me turbolenca ai nga San Francisko në Florida, që kishte në bord, mes pasagjerëve edhe Mike Tyson: ish-boksieri ka rrahur me grushta një tifoz, ndoshta i dehur, i cili vazhdonte ta provokonte. Një tjetër pasagjer ka filmuar të gjithë skenën, e publikuar nga TMZ Sports.

Imazhet tregojnë djaloshin që i afrohet Tyson, duke i kërkuar një selfie. Ish-kampioni i botës i peshave të rënda ka pranuar, por më pas ai ka vazhduar ti bëjë disa pyetje dhe nuk ka reshtur së provokuari as kur Iron Mike i ka kërkuar të ndalojë. Atëherë, Tyson është ngritur nga vendi i tij dhe e ka goditur me grushte në fytyrë. Djali, me një fytyrë të përgjakur, ka bërë një denoncim, ndërsa Tyson zbriti nga avioni.