Dy ndeshjet e para të 1/8 të Champions League dhe praktikisht dy skuadra të kualifikuara, me fitoret në transfertë të PSG e Liverpool.
Ndeshja më e shumëpritur, ajo në Kamp Nou mes Barcelonës e francezëve rezultoi me sens unik, pavarësisht se spanjolët kaluan të parët në avantazh. Messi shënoi me penallti, por është vetëm një blitz, pastaj tërbohet Mbappe. Leksion i Pochettino për Koeman e cerekfinalet e hipotekuara. E njëjta gjë vlen edhe për Reds e Klopp që kaluan me dy gola në Leipzig, nën firmën e Salah e Mane.

BARCELONA 1-4 PSG
Një super PSG, i tërhequr nga Mbappé, hipotekon seriozisht kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve duke fituar 4-1 në shtëpinë e Messit. Ndeshja u ndez në minutën e 27-të kur kontakti mes Kurzawa-De Jong u ndëshkua me penallti. Nga pika e bardhë Messin transformoi goditjen në gol me forcë e madje PSG rrezikoi të pësojë edhe golin e dytë me Dembelé, por reagimi i francezëve është i menjëhershëm. Një gjenialitet i Verratti i dha mundësinë Mbappé të barazonte rezultatin në minutën e 32-të. Skuadra e Pochettinos është e papërmbajtshme dhe Ter Stagen u detyrua të ndërhynte në mënyrë vendimtare ndaj Kurzaëa dhe Kean. Në pjesën e dytë, portieri i Barças u përsërit përsëri ndaj italianit, por rezistenca e portierit gjerman mori fund në minutën e 65’. Florenzi krosoi në zonë për Icardi, mbrojtja largoi topin, por Mbappé me të majtën e dërgoi në rrjetë për avantazhin 1-2. Barcelona nuk ekziston në fushë dhe pas pesë minutash PSG siguron rezultatin me golin e tretë të Kean me kokë, duke konfirmuar një epërsi dërrmuese të kryeqytetasve. Vulën e një pokeri, të suksesin fantastik të francezëve e të revanshit personal me Messi u vu nga Mbappe në të 85′, kur sulmuesi shënoi golin që i lejon të marrë topin në shtëpi.




LEIPZIG 0-2 LIVERPOOL
Nëse Liverpool nuk po kalon një kohë veçanërisht të lumtur në tokën angleze, në Evropë është një muzikë krejt tjetër. Ndeshja e parë e 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Leipzig u fitua 0-2 në transfertë nga të besuarit e Klopp, që tani i shohin çerekfinalet shumë më afër. Me kufijtë e mbyllur në Gjermani për shkak të bllokimit të Covid, është Puskás Aréna e Budapestit që pret sfidën. Në minutën e 5’ Alisson, që vinte nga të paktën disa pasiguri të njëpasnjëshme në Premier, bëhet shpëtimtar në zhytjen me kokë të Dani Olmo, pas një krosimi të saktë nga e majta nga Angeliño. Formacioni i Klopp u rrit në lojë dhe spikati në fazën sulmuese me Mané dhe Firmino. Në fillim të pjesës së dytë është sërisht Alisson ai që bëhet vendimtar, duke devijuar tentativën e Nkunku. Por në minutën e 53 rezultati u zhbllokua nga një gabim fatal i mbrojtjes së Leipzig: Sabitzer i dha topin direkt Salah, i cili befasoi Klostermann (që gjithashtu rrëshqiti) dhe mposhti Gulácsi me të majtën. Pesë minuta më vonë Mané vulos rezultatin me golin e dytë që gjunjëzon të besuarit e Nagelsmann. Liverpool kontrolloi lehtësisht më pas rezultatin dhe më 10 mars do ta kenë problem të menaxhojnë avantazhin e dyfishtë në Anfield, për ndeshjen e kthimit.