Manchester United rimerr xhirot e plota në Premier League pas barazimit të fundit ndaj Newcastle: Burnley u mposht 3-1 në Old Trafford. Djajtë e Kuq kaluan në epërsi në minutën e 8 me McTominay që shfrytëzoi një asist të Cristiano Ronaldos. Devijimi i Mee në portën e tij, në goditjen e Sanços, i coi shifrat në 2-0 në minutën e 27, përpara se CR7 të nënshkruante trisin në minutën e 35. Lennon mund vetëm të ngushtonte diferencën tre minuta më vonë e tani Rangnick është i pesti.

Suksesi i katërt në pesë ndeshjet e fundit të Premier League për Manchester United, i cili falë një suksesi 3-1 në shtëpi kundër Burnley, kapërcen Tottenhamin në renditje dhe tani është i pesti, me pikë të barabarta me West Ham (31 pikë). Pas një rasti flagrant të humbur nga Cristiano Ronaldo, që i vetëm me Hennessey goditi mbi traversë, United kaloi në avantazh në minutën e 8: CR7 humbet kontrollin në hyrje të zonës, në sugjerimin e Greenwood, por topi bëhet i shkëlqyer për McTominay, i cili befasoi Hennessey në shtyllën e tij. Në minutën e 20′, një iluzion goli për vendësit: Shaw bëri gjithçka vetë dhe më pas lëshoi një të majtë të fuqishme që përfundoi në pjesën e jashtme të rrjetës.

Formacioni i Rangnick dominoi në mënyrë evidente, duke gjetur edhe dyfishimin në të 27′: Sancho mori pasimin e Shaw, u fut në qendër dhe e dërgoi topin në rrjetë, edhe falë devijimit vendimtar të Ben Mee, të cilit iu akordua autogoli. Cristiano Ronaldo nënshkroi trisin në minutën e 35, duke e shtyrë topin në rrjetë pasi silura e McTominay nga jashtë zonës u stampua në shtyllë. Lennon përfitoi nga kontrolli i gabuar i Bailly dhe ngushtoi diferencën pak para pushimit. Në pjesën e dytë, mundësi të tjera për Greenwood dhe McTominay, por rezultati nuk ndryshoi më. Burnley rrëshqet në pozicionin e parafundit në kuotën e 11 pikëve.