Manchester United kalon në FA Cup përballë Aston Villas me një gol të Mctominay, që vendosi ndeshjen në Old Trafford. Me shumë mundesa të rëndësishme, përfshirë edhe Cristiano Ronaldon, skuadra e Ragnick arriti të marrë të drejtën për të shkuar në raundin e katërt të kompeticionit, edhe pse të besuarit e Gerrard mund të kenë keqardhjen e dy golave të anulluar, që mund ti ndryshonin pamjen ndeshjes.

Djajtë e Kuq do të përballen tashmë me Middlesbrough në raundin e katërt të FA Cup, pasi mposhtën Aston Villan në Old Trafford. United bëri një fillim ëndrrash, me Scott McTominay që shënoi me kokë që në fillim nga një krosim i shkëlqyer i Fred. Danny Ings mendoi se iu përgjigj vendasve, por goli i mesfushorit të Villans u anulua nga VAR, pas një kontrolli të gjatë. E pavarësisht nga një pjesë e dytë e fortë – dhe një tjetër gol i Villas i anulluar për pozicion jashtë loje – skuadra e Ralf Rangnick arriti të kualifikohet.