Tani pak mbetet nga finalja dhe gjithcka është gati: finalistët kanë mbërritur në Tiranë dhe pas Feyenoord në aeroportin e Rinasit ka zbritur edhe Roma. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi italian tregon lojtarët verdhekuq teksa zbresin nga avioni. Kumbulla, por edhe Smalling e Abraham duken të qetë, të veshur me kostumet zyrtare, gjatë zbritjes nga charteri që i solli nga Fiumicino.