Barcelona ëndërron një tjetër përmbysje të madhe në Parc Des Prince përballë PSG, në kthimin e 1/8 të Champions, por presioni i madh i katalanasve nuk ka sjellë asgjë, madje janë ndëshkuar në minutën e 31 nga një penallti. Kylian Mbappe ka shënuar përballë Ter Stegen, duke i dhënë avantazhin 1-0 francezëve, por kjo nuk ndryshon asgjë në misionin e spanjollëve, që gjithësesi kishin nevojë për 4 gola.