Ajo mes Argjentinës dhe Francës ishte një nga finalet më emocionuese në historinë e Kupës së Botës. Megjithatë, nuk ishin vetëm bëmat e Messi dhe Mbappe, ato që mbeten të gdhendura në kujtesën e miliona tifozëve. Ikonik, ndonëse i pavend dhe i shëmtuar, ishte gjesti i Emiljano “Dibu” Martinez. Portieri argjentinas gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve bëri një festim kontrovers që bëri xhiron e botës.

Një gjest që bëri jo pak bujë dhe nga i cili, shpërthyen edhe polemikat e francezëve. Sipas tyre portieri argjentinas e kishte kaluar kufirin e normave. Në tokën franceze, në fakt, festimi i Dibu nuk u vlerësua fare dhe u bë madje një ankesë zyrtare ndaj portierit të Aston Villa. Në këtë kuadër, një episod i ndodhur orët e fundit në Paris dhe ku protagonist ishte Kylian Mbappé bëri bujë.

 

MBAPPE I HABITI TË GJITHË

Ylli i PSG-së, jashtë qendrës sportive të klubit, në fakt u përjetësua teksa imitonte Martinez duke mbajtur një nga çmimet e fituara në Katar si lojtari i ndeshjes. Një gjest i papritur, sidomos duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara që ishin krijuar pas festimeve të Albiceleste. Pikërisht gjatë tyre, ndër të tjera, portieri argjentinas kishte ekspozuar një kukull me fytyrën e Mbappes.

 

Gjithsesi, e gjithë kjo duket se nuk e ka prekur aspak sulmuesin e PSG. Ai, nga ana e tij, përsëriti gjestin e shëmtuar të portierit duke ia drejtuar, me ironi të diskutueshme disa shokëve të skuadrës. E habitshme si mundet që Mbappe të bëjë gjestin, me të cilin Dibu ofendoi francezët. Një episod që, siç pritej, u bë viral në internet brenda pak orësh.