Ka nisur me një humbje të shëmtuar rrugëtimi i Manchester United në Ligën e Kampionëve: Djajtë e Kuq humbën 2-1 në Bernë kundër Young Boys. Ronaldo shënoi në minutën e 13, por pastaj për Solskjare i komplikoi gjërat kartoni i kuq i Wan-Bissaka (35’). Zviceranët morën zemër dhe përmbysën rezultatin me Noumi Ngamaleu (66’) dhe Siebatcheu (95 ’). Në ndeshjen tjetër, Sevilla-Salzburg përfundon 1-1 dhe vendoset me një rekord penalltish: Rakitic (42′) iu përgjigj Sucic (21′), me austriakët që humbasin dy penallti të tjera.

 

Solskjaer pas një fillimi impresionues në Premier League ishte i bindur në forcën e skuadrës së tij, kur vizitoi sonte Zvicrën për tu ndeshur me Young Boys. E kur Cristiano Ronaldo shënoi golin e tretë në dy ndeshje me Djajtë që në minutën e 13 u duk vërtetë se United nuk do të kishte rivalë. I gjithë avantazhi i anglezëve, me rekordmenin Ronaldo, u shkatërrua nga një gabim i Wan-Bissaka që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35-të, duke lënë United me 10 lojtarë. Manchester u shpërbë vetëm në pjesën e dytë, kur zviceranët përmbysën gjithçka me Ngamaleun dhe Siebatcheu, që shënoi golin vendimtar në sekondat e fundit të ndeshjes, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi anglezëve. Një humbje dramatike për United, që sic duket nuk e ka tokën zvicerane me fat, duke qenë se ka humbur 3 nga 5 sfidat e luajtura aty.

Rekord penalltish në Ramon Sanchez, me 4 goditje nga pika e bardhë të akorduar për herë të parë në një ndeshje të Champions e madje, vetëm në një pjesë loje. Sevilla e Salzburg u ndanë në barazim 1-1, por austriakët humbën dy penallti, në minutën e 13 me Adeyemi dhe në të 37 me Sucic. Mesfushori kishte shënuar më parë në minutën e 21, po nga pika e bardhë golin e avantazhit për Salzburg, por barazoi Rakitic, po me penallti, në minutën e 42.