Befasi në të martën e Champions ku në cerekfinale shkojnë dy skuadrat udhëtuese, që dukeshin më pak të kuotuara pas barazimeve në ndeshjet e para të 1/8 të kompeticionit. United rrëzohet në shtëpi i mundur 0-1 nga Atletico Madrid, që avancon më tej me rezultatin e përgjithshëm 1-2. E njëjta gjë i ndodh edhe Ajax, që u trondit nga goli i minutës së 77 nga Nunez dhe del nga turneu në humbjen e parë sezonale, me rezultatin e përgjithshëm 2-3 përballë Benfikës.

MANCHESTER UNITED 0-1 ATLETICO MADRID (1-2)
Atletico Madrid avancon më tej në Champions League. Në ndeshjen e kthimit të 1/8 të turneut, skuadra e Simeones mposhti 0-1 Manchester United dhe pas ndeshjes së parë 1-1, rrëmben kalimin për në çerekfinale. Në Old Trafford u luajt një ndeshje e fortë dhe me shumë mundësi. Në pjesën e parë ishin Djajtë e Kuq ata që bënë ndeshjen, por Renan Lodi (41′) e zhbllokoi sfidën me një goditje me kokë, në një asist perfekt të Griezmann. Në pjesën e dytë, anglezët sulmuan me kokë ulur, por Oblak ishte i vëmendshëm dhe mbrojtja spanjolle e mbajti presionin deri në fund.

AJAX 0-1 BENFICA (2-3)
Benfica është skuadra e gjashtë që shkon në çerekfinale në këtë edicion të Champions League. Në Johan Cruijff Arena të Amsterdamit, formacioni i drejtuar nga Verissimo mundi Ajax 1-0 dhe kështu kaloi raundin, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 2-2 në Lisbonë. Padyshim që pjesa e parë ishte e markës holandeze, edhe pse Heshtarët nuk arritën të depërtonin në prapavijën portugeze. Episodi që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 77, kur Nunez i mori kohën Onanës dhe me kokë dënoi skuadrën e ten Hag, e eleminuar tashmë nga Europa.