Fitore e rëndësishme në Serie A, për Fiorentinën që në pritje të mësojë se cfarë do të bëjë Juventus zë vendin e gjashtë që vlen zonën Europa League. Goli i parë i Rey Manajt me Spezian nuk i mjafton për fitoren, sepse skuadra e Thiago Motta shpenzon dy gola avantazh të arritur nga Sassuolo falë dygolëshit të Raspadorit. Fiton ndërkohë Verona në transfertën me Veneziasn me një 3-4 të çmendur.

BOLOGNA 2-3 FIORENTINA
Superiore, e për këtë fituese pas katër humbjeve radhazi në transfertë, pavarësisht një 2-3 (i Hickey, me një devijim të Odriozolas) që ngjalli shpresa të kota te Bolonja, e cila pagoi një gabim të rëndë të Skorupskit. Fiorentina e Italianos dominoi qartë ndaj një Bolonja që pa Arnautovic nuk ishte e njëjtë. Sinisha Mihajlovic i besoi Barrow, autor i një eurogoli, por edhe shumë i lehtë për tu përballur me mbrojtësit Viola. Kështu, ndeshja ishte thuajse e njëanshme, me përjashtim të atij blitci në fund të pjesës së parë, në të cilin kuqeblutë shënuan golin e barazimit momental dhe goditjes së Hickey që u devijua pikërisht nga Odriozola për rezultatin 2-3 përfundimtar. Fiorentina siguroi fitoren në një derbi të Apenineve që në këtë pikë i nxit në garën për Europën. Golat nga Maleh, Biraghi (goditje e lirë me të majtën si Mihajlovic) dhe Vlahovic (penalti në daljen e pamatur të Skorupskit ndaj Gonzalez) bënë diferencën.

SPEZIA 2-2 SASSUOLO
Përfundon 2-2 në Picco mes Spezias dhe Sassuolos. Vendasit, me dy gola në avantazh, u barazuan nga një super Raspadori, i cili u fut në fushë pas pjesës së parë. Skuadra e Thiago Mottas kaloi në avantazh në minutën e 35: një krosim nga Reca, një finalizim fitues nga Manaj, që shënoi golin e parë në Serie A. Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47, erdhi dyfishimi: përgjumje e mbrojtjes jeshil-zi, Nzola fitoi një përplasje topi shërbeu në qendër për Gyasin që nuk gaboi. Skuadra e Dionisit shkurtoi distancën në minutën e 66: Berardi krosoi për Raspadorin, i cili kontrolloi dhe shënoi. Vetë Raspadori nënshkroi golin e barazimit në minutën e 79: dy driblime dhe një goditje e mrekullueshme nga jashtë. Spezia ndërpret serinë negative të tre humbjeve radhazi, ndërsa Sassuolo shkon në katër ndeshje pozitive radhazi.

VENEZIA 3-4 VERONA
Rikthim i çmendur i Veronës që fiton derbin venecian duke rikuperuar 3-0 në 45 minuta. Pas fillimit të shkëlqyer të Venezias, që iluzionoi tifozët e tyre për një fitore në pak më shumë se gjysmë ore lojë, verdheblutë performuan një pjesë të dytë për duartrokitje dhe, falë dy golave të Simeonea, morën fitoren e tyre të parë jashtë fushe në këtë kampionat. Golat e Caprarit, Crnigoj dhe Henry për vendasit, morën përgjigjen e miqve në pjesën e dytë nga Carpari (65′) dhe dygolëshi i Simeones (67 ‘dhe 85’), pas autogolit të vetë Henri.

Serie A Italy
Bologna 2-3 Fiorentina
Spezia 2-2 Sassuolo
Venezia 3-4 Verona