Katar 2022 regjistron edhe ndeshjen e parë me shtesë dhe të kualifikuarën e parë me penallti. Kroacia mposhti Japoninë me 11 metërsha 4-2 (1-1 në minutat e 90-të dhe 120-të) dhe u kualifikua në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin Brazil-Kore e Jugut. Japonezët i shkuan pranë një tjetër suksesi të madh, pas atyre me Gjermaninë dhe Spanjën. Skuadra e Moriyasu e mbylli pjesën e parë në avantazh falë një goli të Maedës (43′). Kroatët patën vështirësi për të krijuar lojë, por barazuan në minutën e 55. Një goditje e shkëlqyer me kokë e Perisic, në asistin e Lovren, nuk i la shanse portierit japonez. Më pas Livakoviç dhe Gonda shpëtuan rezultatin ndaj Endo dhe Modric. Pak gjëra ndodhën në kohën shtesë dhe zgjidhja erdhi me penallti. Portieri Livakovic ishte vendimtar nga pika e bardhë, duke pritur goditjet e Minamino, Mitoma dhe Yoshida. Penalltia e fundit u shënua nga Pasalic, që shpërtheu festën kroate.

Ishin tre lojtarë që luajnë në kampionatin italian që i dhanë Kroacisë kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës. Vlasic, Brozovic dhe Pasalic shënuan me penallti. Por nënkampionët e botës në 2018 duhet të falënderojnë edhe portierin e tyre. Livakovic shpëtoi tre goditje dhe mori çmimin lojtari i ndeshjes. Kohët e rregullta përfunduar me rezultatin 1-1. Golit të japonezit Maeda, pak para pushimit, iu përgjigj Perisic në fillim të pjesës së dytë.

Koha shtesë nuk prishi ekuilibrat dhe për herë të parë në këtë Botëror u deshën goditjet e penalltive për të vendosur një nga kualifikueset për në çerekfinale. Takimi për skuadrën e Dalic është të premten e 9 dhjetorit, në orën 16:00, ndaj fituesit Brazil-Kore e Jugut.

Lojtës Videosh

00:00
00:13
Lojtës Videosh

00:00
00:20