Të martën në mbrëmje, Roma e Mourinhos u mposht në një miqësore nga Sporting Lisbona. 3-2 ishte rezultati final në favor të portugezëve, me golat e verdhekuqve që erdhën falë një autogoli dhe Lorenzo Pellegrinit. Një ndeshje padyshim jo miqësore me nervozizmin që ka pushtuar fushën në disa raste. Ashtu si në pjesën e parë, me rastin e penalltisë së dhënë në favor të portugezëve me Kumbullën që u përball me egërsi ndaj Edwards që u pasua nga shpërthimi i një sherri. E gjitha ndërsa në pankinë, me dinakëri, Mourinho qeshi me kënaqësi, duke vlerësuar temperamentin e shqiptarit…

Ishte minuta e 27 e pjesës së parë të lojës, kur Ibanez pengoi në zonë Rochinhan dhe arbitri i ndeshjes akordoi një penallti në favor të portugezit. Një episod që ndezi gjakrat, ku Kumbulla që i bëri gjestin e ngritjes kundërshtarit dhe më pas duke u futur në kontakt me Marcus Edwards. Menjëherë shumë nga lojtarët në fushë ndërhynë dhe pasoi një përleshje e shkurtër, fatmirësisht e qetësuar menjëherë nga arbitri. Shumë nervozizëm, por në fushë kishte edhe nga ata që qeshën me të…

Ndërsa në fushë shpërthyen trazirat, kamerat inkuadruan pankinën e verdhekuqve, duke treguar një Josè Mourinho mjaft të argëtuar. Me duar në xhepa dhe një buzëqeshje në fytyrë, Special One eci në drejtim të trajnerit të Sporting, Ruben Amorim, ndoshta duke u përpjekur me atë qëndrim të lehtësonte atmosferën dhe të ulte tonin. Pak a shumë si ajo që ndodhi verën e kaluar, kur diçka shumë e ngjashme ndodhi në një test mes Romës dhe Portos.