Humbja e parë për Tiranën në kampionat, që shpresonte shumë të merrnte arratinë, me një fitore në sfidën direkte me vendin e dytë, por kjo ishte gjithashtu treni i fundit për Longon, që nuk mund kurrësesi të gabonte. Tani veri lindorët ngjiten në 17 pikë, tre pas Tiranës që ruan gjithësesi vendin e parë.

Pak raste, pothuaj asnjë i vërtetë në pjesën e parë me Seferin e Taipin që tentuan të bëhen të rrezikshëm nga distanca, pa impenjuar asnjë nga portierët. Megjithatë mundësinë më të mirë e kishte Ngo’o, pas gjysëm ore lojë, i ndalur nga Tafas në dalje të dëshpëruar.

Shehi korrigjoi dicka në formacion, ashtu si edhe Longo, me rifillimin e lojës, por planet u prishën nga goli i Milunovic, në të 49, pas asist të Basa. Reagim i vrullshëm i Tiranës, që kërkoi të evitonte humbjen, nuk pati sukses me Kukësin që u blindua prapa, por rrezikoi të prishte gjithcka kur më pak e priste. Peposhi shkaktoi penalltinë që Koci e akordoi vetëm pas sinjalizimit nga VAR, ndërsa Seferi barazoi rezultatin nga pika e bardhë, duke i dhënë Tiranës 8 minuta shpresë, në të cilat Basa i ndëshkoi.

Kështu, skenari më i bukur i kampionatit u realizua në Loro Borici, me Kukësin fitues 2-1 në një ndeshje thriller përballë Tiranës kryesuese, rezultat që hap krejtësisht kampionatin me Longon që dihat tani -3 nga vendi i parë.