Fitore me drithërima për Portugalinë e tërhequr nga CR7, Joao Felix dhe Leao që mposhtin Ganën 3-2. Luzitanët e nisin Kupën e Botës 2022 në Katar me fitore dhe tri pikë. Kështu Portugalia merr vendin e parë në renditjen e Grupit H.

Një pjesë e parë që dhuroi pak emocione, me Portugalinë që e zotëri topin në 60%. Gjithsesi luzitanët regjistruan rastin e vetëm në minutën e 10-të me Ronaldo. Por Ati u tregua i aftë të ndalë goditjen. Për jesën tjetër, shumë pasime, por pa konkluzion. Për sa i takon Ganës në pjesën e parë u pa vetëm në mbrojtje.

CR7 vendos rekord

Sfida u zhbllokua në pjesën e dytë. Në minutën e 65’ penallti për Portugalinë. Ronaldo rrëzohet në zonë pas një kontakti dhe gjyqtari nuk heziton të bëjë shenjë nga pika e bardhë. Nuk është koha as për të festuar golin rekord për CR7, i cili është i vetmi lojtar që shënon në pesë Botërorë. Gana barazoi në minutën e 73-të me Andre Ayew pas një aksioni personal të Kudus. Megjithatë, dy gabime në mesin e fushës i hapën portën e suksesit Portugalisë. Në harkun e dy minutave, mes  78′ dhe 80′. Fillimish portugezët shënuan me Joao Felix dhe më pas Leao shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar. Në fund Bukari ngushton diferencën, por jo aq sa për t’i rrëmbyer një pikë Ganës. Në fund, një gabim i portierit mund t’i kushtonte shtrenjtë Portugalisë. Diogo Costa nuk e pa Inaki Williams pas shpatullave të tij duke e lënë topin në tokë. Një moment që Williams u përpoq ta shfrytëzonte, por pa rritur të dërgojë sferën në rrjetën e boshatisur.