Fitore të tilla shënojnë një sezon. Humbjet si kjo, vërtetojnë një sezon të shënjuar. Juventus-Inter 0-1 ka ekzaltuar shpirtin luftarak të Interit të Simone Inzaghit, praktikisht inekzistent në fazën sulmuese, por vdekjeprurëse në të vetmin rast që i solli beteja në Stadium. Penalltia e Calhanoglu, fillimisht e pritur nga Szcesny, më pas e përsëritur dhe e realizuar, gjithçka sipas rregullores, ishte emblema e një sfide dhe një sezoni të trazuar për Juventusin. Në këtë pikë, me shtatë ndeshje për të luajtur (tetë për Interin), skuadra e Allegrit është jashtë luftës për kampionatin edhe për më optimistët.

Nëse është e vërtetë që ai që u pa në pjesën e parë kundër Interit ishte ndoshta një nga versionet më të këndshme të Juventusit këtë sezon, me Vlahovic, Morata, Dybala dhe Cuadrado në të njëjtën kohë në fushë dhe të frymëzuar nga një ofensivë e menjëhershme e bardhezinjve, në fund limitet e Juves u shfaqën të gjitha. Asnjë përplasje direkte e fituar në kampionat, por mbi të gjitha një rrethim steril dhe fatkeq që prodhoi një traversë nga disa hapa larg e Chiellini në pjesën e parë dhe një shtyllë nga Zakaria në pjesën e dytë.

Në mes, shumë aksione të mira dhe raste potencialisht të rrezikshme, si ato të gabuara nga Morata dhe Dybala në pjesën e parë, por edhe episodi që vendosi ndeshjen pak para pushimit, i cili për saktësi u shënua vetëm në minutën e 56 të pjesës së parë. Morata në një fazë mbrojtje preku këmbën e Dumfries në zonë për një episod që Var – duke kujtuar arbitrin – e gjykoi si penallti. Menjëherë Calhanoglu e la veten të hipnotizohej nga Szczesny, e më pas u parakalua nga rikthimi i De Ligt; holandezi, megjithatë, ishte futur herët në zonë, duke çuar në përsëritjen e goditjes nga njëmbëdhjetë metra të transformuar këtë herë me saktësi nga turku.

Në pjesën e dytë skenari i ndeshjes nuk ndryshoi, por rezistenca e Interit – pa paragjykuar shtyllën e Zakarias – u bë gradualisht më i menaxhueshëm me kalimin e minutave. Një përgjigje e mirë ndaj vetes dhe kampionatit për skuadrën e Simone Inzaghit, që vinte nga shtatë pikë në shtatë ndeshje, një udhëkryq që me ndalimin e kupave mund të jetë gjithashtu themelor, pavarësisht nga një paraqitje sulmuese që vetëm e shkëlqyer nuk ishte.