Në javën e 30 të Serie A, Inter mposht 1-0 Cagliarin, arrin fitoren e 11 radhazi e rikthen Milan në -11 në klasifikim. Në San Siro sardët qendruan gjatë në lojë me pritjet e debutuesit Vicario: zëvendësi i Cragnos është treguar spektakolar ndaj Eriksen e Darmian në pjesën e parë e gjithnjë ndaj danezit e Sensit në të dytën. De Vrij goditi traversën (69′), pastaj në të 77′ erdhi goli i Darmian në asist të Hakimit.

Cagliari ishte vendosur mirë në fushë dhe nuk ishte rastësi që në fillim zikaltrit vuajtën për të krijuar lojë. Kur Eriksen provoi me të djathtën në minutën e 10′ Vicario u përgjigj me një fluturim të bukur për tu parë. Pas një çerek ore Interi mori zotërimin e fushës dhe në të 18’, Sanchez shënoi, por ishte në pozicion jashtë loje. Në hapësira të tilla të mbyllura, është i nevojshëm dikush për të dribluar kundërshtarin, e të vegjlit Sensi dhe Sanchez e provuan, por pa mundur të kalonin portierin. Eriksen shumë më thelbësor dhe vertikal, në minutën e 37′ kur gjeti depërtimin e Darmian, krosimi i të cilit mbërriti tek Lukaku që gaboi finalizim. Cagliari luftoi e rasti i parë erdhi në të 39′, kur silura e Nainggolan detyroi Handanovic të bënte një ndërhyrje më të vështirë nga sa u duk.

Asnjë ndryshim në interval dhe Vicario menjëherë u bë protagonist në diagonalen e Sensit. Në fakt, 20 lojtarët luajnë përpara zonës së Vicarios, i kujdesshëm ndaj Eriksen dhe Lukakut, por i shpëtuar nga traversa në minutën e 69, në goditjen me kokë të De Vrij. Kur po mendohej një gjysëmhapi fals i zikaltërve, të besuarit e Conte kalojnë në avantazh në minutën e 77 falë një blitzi të Hakimi, i vënë në lëvizje nga një veprim brilant i Lukakut. Sugjerimi për Darmian është një ftesë që mbrojtësi nuk e refuzoin, duke vendosur fitoren 1-0 përballë Cagliarit.