Belgjika mposht Finlandën me rezultatin 2-0 në ditën e fundit të Grupit B të Euro 2020 dhe u kualifikua si e parë në raundin e 16 më të mirave të turneut, duke i hequr kualifikimin finlandezëve, që rezistuan gjatë falë ndërhyrjeve të portierit Hradecky. Është po vetë portieri, i pafat në minutën e 74, duke shkaktuar një autogol për të rrëzuar murin skandinav. Por sapo ndeshja u zhbllokua, belgët gjetën dyfishimin e sigurisë me Lukakun e zakonshëm (81′). Të besuarit e Martinez do të luajnë në Sevilje kundër një prej të tretave më të mira, ndërsa për ata të Kanervas rruga bëhet e komplikuar.

Në fraksionin e parë fortesa skandinave mbajti presionin: Finlanda u mbyll me rregullsi dhe agresivitet, Lukaku, De Bruyne, Witsel, Trossand dhe Doku provuan disa herë, por askush nuk gjeti mënyrën e duhur. Hradecky bën të pamundurën dhe në fund të pjesës së parë shpëton rezultatin me një ndërhyrje të shkëlqyer, duke i cuar të tijtë në pushim në 0-0. Ndeshja është me sens unik: zotërimi i topit thotë 40% kundrejt 60%, por në pjesën e dytë, sulmi i parë është i Pukki, por Finlanda është e gjitha kaq. Skenari është i njëjtë deri kur De Bruyne gjeti pasimin e duhur për Lukakun, që arriti të kalojë Hradecky, por jo Var që e anulloi për pozicion jashtë loje. Goli erdhi në zhvillimin e një goditje këndi, kur Hradecky devijoi në mënyrë qesharake goditjen me kokë të Vermaelen që iu përplas në shpinë pasi goditi shtyllën (74′). Finlanda e ndjeu goditjen dhe u shemb në aksionin më klasik belg: topi i De Bruyne për Lukakun, që e mbrojti me trup dhe goditi në portë me kthesë duke shënuar (81 ‘). Gjiganti belg arrin Ronaldon, Schick dhe Wijnaldum në krye të shënuesve më të mirë me tre gola.