Southampton merr një sukses të rëndësishëm 4-1 përballë Brentford, duke lëvizur drejt mesit të artë të renditjes me 24 pikë. Protagonist sërish Armando Broja, që ka shënuar një gol, duke arritur një rekord të rëndësishëm në Premier League: shkodrani ka shënuar 5 gola deri tani, duke u bërë lojtari më i ri që ka arritur këtë shifër.

Ndeshja u bë e thjeshtë për Saints që në minutën e 5 kur Bednarek realizoi golin e avantazhit, duke thyer mbrojtjen e Brentford. Janelt barazoi në minutën e 23, duke i dhënë një ngjyrë të re ndeshjes, por shkoi keq në fundin e pjesës së parë për miqtë kur Alvarez shënoi në portën e tij, duke i dhënë siguri Southampton. Broja fiksoi trisin 4 minuta pas rifillimit, ndërsa Adams mbylli llogarinë në minutën e 70. Vendi i 11 për Saints që po ngjitet me shpejtësi me golat e sulmuesit të kombëtares shqiptare.

GOLAT E MBRËMJES