Një fitore historike për Japoninë ndaj Gjermanisë e cila ka përmbysur rezultatin në “Khalifa International”. 2-1 ka fituar skuadra aziatike ndaj 4 herë fituesve të Kupës së Botës. Dështon Flick, në debutimin e tij nk një turne të madh.

Është një Botëror me surpriza, të paktën në këtë fazë të parë të grupeve. Pas Argjentinës që humbi 2-1 ndaj Arabisë Saudite, bie edhe Gjermania po 2-1 ndaj Japonisë. Japonia fitoi falë golave ​​të Ritsu Doan dhe Takuma Asano, të dy të aktivizuar në Bundesligë me fanellat e Freiburg dhe Bochum dhe të dy të futur në pjesën e dytë nga trajneri.

Dy gola në anuluar, të Madera dhe Havertz dhe 11 metërshi i Gundoan i finalizuar me lehtësi në të 33′-ën, krijoi iluzionin e fitores. Këto janë momentet më pikante të një pjese të parë të dominuar nga Gjermania që krijoi më shumë raste. Nga ana tjetër Japonia më tepër e tërhequr në gjysmëfushën e saj, u përpoq të kundërsulmojë, por pa rezultat. Skuadrat u futën e dhomat e zhveshjes në shifrat 1-0 për skuadrën e Hans-Dieter Flick.

Përmbyset Gjermania

Pjesa e dytë nis me një surprizë nga ana e japonezëve. Hyn Tomiyasu, mbrojtës, për sulmuesin e jashtëm, Kubo dhe skuadra kalon në mbrojtjen me tre lojtarë. Japonia nis një lojë të shkëlqyer sulmuese dhe Gjermania u vendos në vështirësi. Në fillim aziatikët barazuan me Doan në minutën e 75′. Por befasia erdhi falë gjuatjes së Asano. Në të 83′-in Asan vulos shifrat në 2-1 duke mbyllur sfidën me fitore ndaj një prej pretendentëve të Botërorit.

Kështu Gjermania e nis Botërorin në mënyrën më të keqe. Me Spanjën në grupin E, shanset për ta kaluar me lehtësi raundin nuk janë aspak të lehta.