lajme

Aksionet kundër informalitetit duke arrestuar berberë dhe shitës ambulantë apo vendosja e shpërblimit për ata që spiunojnë bizneset pa kasë janë bërë objekt ironie gjerësisht në rrjetet sociale.
Së fundmi një video është publikuar në youtube ku sigla e revistës televizive të viteve 80 është ndërthurur përmes satirës me çështjet që po shkaktojnë debat të madh sot në vend, dhe që kanë të bëjnë kryesisht me fushatën për pajisjen me kasa fiskale të bizneseve.
“Për herë të parë në historinë e lavdishme të popullit tonë, trim, trap dhe heroik, burgjet nuk kishin kapacitete për të përballuar prodhimin e mbarë të këtij viti. Një ndihmesë më se të veçantë në këtë aksion të partisë me në krye…e dini vetë, ka dhënë edhe masa e popullit tonë spiundashës pas kushteve që partia dhe pushteti popullor i krijoi me aplikacionin spiuni… më falni, komisariati dixhital”, thuhet në një prej lajmeve ironike të kësaj reviste televizive.