Të tronditur nga një arbitrim i njëanshëm në Bosnje e me teknikun Thomas Brdaric në tribunë, i skualifikuar, Vllaznia bën përmbysjen e madhe ndaj Siroki Brijeg, duke triumfuar me rezultatin 3-0 në “Loro Boriçi”, sukses që i kualifikon në raundin e dytë të Conference League, ku përballë do të kenë qipriotët e AEL Limasolit. Tre gola në pjesën e dytë vendosën ndeshjen kundër Sirokit, që u rrëzua përballë dygolëshit të Durdevic dhe Imamit.

Atë që Brdaric e kishte lajmëruar, se me një arbitër të mirë kuqeblutë mund të kualifikoheshin, shkodranët e bënë në fushë, duke u treguar më të fortë edhe se tensioni që tifozët krijuan në mënyrë të pakuptimtë në shkallët e Loro Boricit. Në dy raste ata e bënë arbitrin të ndërpriste ndeshjen, por hedhjet e sendeve të forta në fushë pas golit të parë të Vllaznisë e detyroi gjyqtarin ti conte për pak caste skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Goli i Durdevic në minutën e 46 krijoi besim se 3-1 i ndeshjes së parë nuk ishte aq i pakalueshëm. E në fakt Eni Imami shënoi golin e dytë në minutën e 62, duke e cuar momentalisht në barazim rezultatin, në mungesë të vlerës së golit në fushën kundërshtare. Por për ta kompletuar misionin mendoi sërish Durdevic, që në minutën e 79 shfrytëzoi asist e Cobës për të mposhtur portierin Mishkiç për herë të tretë, duke i dhënë Vllaznisë të drejtën të sfidojë qipriotët e AEL Limasol.

VLLAZNIA 3-0 SIROKI BRIJEG (4-3)