Europa League flet gjermanisht. Në ndeshjet e para gjysmëfinale, dy skuadrat e Bundesligës festojnë dhe hedhin hapin e parë drejt finales. Eintracht Frankfurt ka arritur një fitore të rëndësishme jashtë fushe në transfertën me West Ham, duke u imponuar 2-1 falë golave të Knauff (1′) dhe Kamada (54′), të ndërthurur me Antonion (21′). Ndërkohë, Leipzig i ka mjaftuar goditja e shkëlqyer e Angelinos në minutën e 85, për të mposhtur Glasgow Rangers 1-0.

WEST HAM – EINTRACHT FRANKFURTE 1-2
Shtylla, gola dhe shumë emocione në fitoren e Eintracht Frankfurt në shtëpinë e West Ham. Gjermanët pushtojnë 2-1 stadiumin e Londrës dhe bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm drejt finales së Europa League, pasi kanë eliminuar Barcelonën në raundin e kaluar. Sapo nisi ndeshja, miqtë kaluan në avantazh me goditjen me kokë të Knauff, pas më pak se një minute, në krosimin e Borre nga e majta. Goditje tronditëse, por anglezët reaguan menjëherë me shtyllën e Bowen dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 21′, kur në goditjen e dënimit të Lanzinit, spondi i Zouma përfundoi te Antonio, që mposhti Trapp. Loja mbeti shumë e gjallë dhe plot emocione edhe në pjesën e dytë. Eintracht iu deshën 9 minuta për t’u rikthyer në epërsi: Kostic shkëmbeu me Sow, goditja e zviceranit u devijua nga Areola, por Kamada i pashqetësuar e shtyu në rrjetë. West Ham tentoi të barazonte edhe njëherë, por nuk shkoi përtej shtyllës së tyre të dytë të mbrëmjes, në goditjen e tmerrshme të Benramës nga distanca. Në minutën e 79, Frankfurt mund të shënonte golin e tretë me të djathtën brenda zonës të Kamadas, që e devijuar goditi shtyllën. Hammers u hodhën në sulm dhe shkuan disa centimetra larg barazimit, në goditjen e mrekullueshme të Boëen në shtesë; topi goditi traversën e brendshme dhe u kthye në fushë. Eintracht u frikësua, por mori një sukses me shumë peshë: në Gjermani do të mjaftojë një barazim për të hyrë në finale.

LEIPZIG – GLASGOW RANGERS 1-0
Më pak emocionuese, por po aq e rëndësishme ishte edhe fitorja e Leipzig kundër Glasgow Rangers, një 1-0 e rrëmbyer vetëm në fund për t’u paraqitur në Skoci me një avantazh të lehtë. Për të paktën një orë, gjermanët luftuan për të shmangur kontrollin mbrojtës të miqve dhe ofruan pak ide. Shpërthimet më të mira erdhën nga iniciativat e Nkunku në pjesën e dytë. Francezi fillimisht ngrohu dorezat e McGregor me një goditje në hyrje të zonës, më pas në minutën e 70 shpenzoi një shans të madh, duke goditur lart pasi kishte ulur përtokë portierin kundërshtar, me portën pothuajse të pambrojtur përballë tij. Kur 0-0 dukej i pashmangshëm, në minutën e 85 Angeliño realizoi kryeveprën e fitores, duke shpikur një të majtë të mrekullueshme fluturimthi pas një topi të larguar me kokë nga mbrojtja kundërshtare, në zhvillimin e një këndore. Magjia e spanjollit vlejti suksesin 1-0 për Leipzig dhe do të detyrojë Glasgow Rangers të sulmojë në ndeshjen e kthimit në Skoci.