Interi fiton në Bergamo, shkon në disavantazh dhe reagon duke sjellë në shtëpi tre pikë themelore për klasifikimin dhe vetëvlerësimin. Kështu përfundon pjesa e parë e kampionatit të skuadrës së Simone Inzaghit, që fitoi 3-2 në fushën e Atalantës. Merita e zikaltërve është se drejtuan një ndeshje që nisi keq falë Edin Dzeko.

Në javën e 15-të të Serie A, Atalanta u mposht 2-3 nga Inter në ndeshjen e drekës. Në stadiumin Geëiss një ndeshje emocionuese u zhbllokua nga vendësit në minutën e 25-të. Një penallti perfekte e Lookman, që futi në krizë Inter për shumë minuta. Por para pushimit, Dzeko barazoi rezultatin për zikaltrit, ndërsa në çerek orëshin e parë të pjesës së dytë përfundoi përmbysjen. Fillimisht boshnjaku shënoi dygolëshin personal, ndërsa autogoli i Palomino i hoqi kënaqësinë e trisit. Mbrojtësi argjentinas në minutën e 77-të shleu gabimin duke shënuar golin e 2-3. E megjithatë, kjo nuk i mjaftoi Atalantës për të shmangur humbjen e tretë radhazi në kampionat.

Lexo më tej: Video/ Dimarco fantastik, Inter shpartallon 6-1 Bolonjën: sukses edhe për Fiorentina e Torino

Një sukses i rëndësishëm për Inter, pavarësisht dhjetë minutave të fundit presion, pas golit të Palomino. Sukses në një fushë të vështirë ndaj një kundërshtari të ashpër, por edhe i dyti radhazi i fituar me përmbysje. Skuadra e Inzaghi duket se e ka lënë pas atë defekt emocionaliteti dhe mungese reagimi të javëve të para të vështira. Për Atalantën, megjithatë, është humbja e tretë radhazi në kampionat. E kjo e fundit vjen para një pushimi të gjatë në të cilin Gasperini do të duhet të mendojë shumë.